Zgjedhjet e 14 majit/ Ja bashkitë që do të kenë votim dhe numërim elektronik
Është zyrtarizuar konsensusi për votim dhe numërim elektronik në bashkinë e Vorës që ishte pjesë, Kamzës dhe Elbasanit.
“Në përputhje me fondin e vënë në dispozicion konkludojmë se ai është i mjaftueshëm për zhvillimin e votimit elektronik në 352 qendra votimi, veçmas bashkisë Vorë
Duke marrë në konsideratë këtë numër qendrash votimi, kohën në dispozion të realizimit të këtij projekti, si dhe dobinë për zhvillimin e tij në ambiente gjeografike të ndryshëm rekomandohet zhvillimi i votimit elektronik edhe në bashkitë Elbasan dhe Kamëz, përkatësisht ZAZ 47, 48, 49, 50 dhe për bashkinë Kamëz në ZAZ 27 dhe 28; për bashkinë Vorë, përkatësisht ZAZ 26,” thuhet në relacionin e KQZ-së për këtë çështje.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Kujtojmë që disa minuta më parë, u bë publik vendimi i qeverisë për miratimin e një fondi shtesë për aplikimin e numërim/votimit elektronik edhe për dy bashki të tjera përveç Vorës.