Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Vota juaj për PS-në do e çojë vendin drejt Bashkimit Evropian!
Kryemininistri Edi Rama është duke mbajtur një fjalim me banorët e Njësisë 6 në Tiranë, ku që prej fillimit u surprizua me dy dhurata nga dy vajza, të cilat kishin punuar në mënyrë artizanale një dorë e hapur, që simbolizon numrin 5 të PS dhe një buf, që simbolizon Sali Berishën për kryesocialistin.
Këto zgjedhje, ai i ka cilësuar me rëndësi për vendin, pasi me fitoren e PS kryesocialisti tha se vendi do të hyjë në BE.
"Këto zgjedhje janë me rëndësi me shumë se çdo zgjedhje që kemi pasur më parë. Në këto zgjedhje populli duhet të marr një vendim të rëndësishëm, që më pas do të vijë një përpjekje intensive për të mbyllur negociata me BE. Pasaporta që ne kemi sot është një dokument udhëtimi që na jep mundësin që të hyjmë dhe të dalim nga BE, por s’na jep të drejtën të qëndrojmë, shkojmë për të punuar dhe studiuar dhe nuk jemi qytetar të barabartë.
Me hyrjen ne BE bëhemi të barabartë më të tjerët.
Me hyrjen në BE ne bëhemi një vend i madh sa BE dhe BE bëhet i vogël sa ne. Njësoj si sot për të lëvizur nga Tirana në Korçë ose Vlorë dhe kështu është kur vendi është anëtar i be për të lëvizur në cilin do qytet', tha Rama.