Zgjedhja e Presidentit, reagon OSBE
Prezenca e OSBE-së në vendin tonë ka reguar në lidhje me procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Me anë të një deklarate për mediat, OSBE përshëndet procesin gjithpërfshirës që sipas tyre do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit
"Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Kuktojme se procedurat për zgjedhjen e Presidentit vijojnë sot me negociatat mazhorancë-opozitë.
Ashtu siç është paralajmëruar, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, do të zhvillojë një takim me krerët e grupeve parlamentare të tjera.
Në kryesinë e Kuvendit negociatat do të vazhdojne deri në orën 11, pasi takimet do të zhvillohen “kokë më kokë”.