Zbulohet ku kandidon Edi Rama, i 8-ti në listën e PS në Vlorë e Durrës

Politikë

Zbulohet ku kandidon Edi Rama, i 8-ti në listën e PS në

Partitë politike kane bere zyrtarizimin e plotë te listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, nderkohe eshte mesuar se ku do të garojë kryeministri Edi Rama.

Kreu i mazhorancës do të jetë i 8-ti në listë në qarkun e Vlorës dhe Durrësit. Kryeministri e para,ajmeroi kete edhe gjatë komunikimit me mediat nga selia e PS pasditen e sotme teksa ndër të tjera u shpreh:

“Jo do të vendosem aty ku është objektivi bazë dhe bashkë me skuadrën do të luftojmë për të realizuar objektivin bazë dhe objektivin maksimal. Nëse nuk do të bëj më shumë se të tjerët nuk do të meritoja të rrija në këtë vend.

Nuk mund tu them udhëheqësve të qarqeve që ju shkoni dhe luftoni në kufirin poshtë dhe unë po ju shoh nga lart.

Objektivi im minimal është që rezultati që kemi arritur me numrin e deputetëve dhe deputeteve në parlament në 2017 të mos bjerë, ky është minimal”.

ME TE LEXUARAT