Zbulohet emri i kandidatit të parë në zgjedhjet e 6 marsit, ja me kë garon PS në Durrës

Politikë

Zbulohet emri i kandidatit të parë në zgjedhjet e 6 marsit, ja me

Zbulohet emri i parë i kandidatit për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Burime të sigurta nga Partia Socialiste e Durrësit i thanë gazetares së “BalkanWeb”, Klodjana Haxhiaj, se socialistët do të kandidojnë në këtë qark Emirjana Sakon.


Të njëjtat burime i thanë gazetares Haxhiaj se pritet të nisë mbledhja e Kryesisë së PS në Durrës për të prezantuar kandidaten Sako. Mësohet se Emirjana Sako ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama për të kandiduar për kryetare bashkie në Bashkinë e Durrësit.


Aktualisht, Emirjana Sako është aktualisht kryetare e komanduar e Bashkisë së Durrësit, ndërsa për disa mandate ajo ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së Shërbimeve Publike në këtë bashki. Sako ka menaxhuar edhe periudhën pas tërmetit të 26 nëntorit në Durrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Kujtojmë se Bashkia e Durrësit është pa kryetar që prej fundit të nëntorit 2019, pasi kryebashkiakja e asaj kohe, Valbona Sako, dha dorëheqjen, vetëm disa muaj pasi kishte marrë postin./BW

ME TE LEXUARAT