Zbardhet formulari i kryeministrit Rama, ja 12 pyetjet që do t’u përgjigjen qytetarët

Politikë

Zbardhet formulari i kryeministrit Rama, ja 12 pyetjet që do t’u

Ashtu siç e kishte paralajmëruar kryeministri Rama, shumë shpejt në shtëpitë e qytetarëve do të vinte një pyetësor, për çështje të rëndësishme, ku ai do të kërkojë mendimin e shqiptarëve.

Ditën e sotme është publikuar një formular me 12 pyetje, që e disponon “Panoramal”. Në këtë formular janë shtruar disa çështje, ku çdo person mbi moshën 18 vjeç ka të drejtën të zgjedhë një nga tre alternativat që gjenden në formular.

Ajo që bie në sy është mendimi që kryeministri Rama kërkon nga qytetarët për legalizimin e kanabisit në vendin tonë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Një tjetër pyetje që shtron Rama është ajo e Ballkanit të Hapur. Ai kërkon mendimin e shqiptarëve, nëse kjo nismë sjell apo jo përfitime për Shqipërinë.

Zbardhet formulari i kryeministrit Rama, ja 12 pyetjet që do t’u

Si pyetje e parë është renditur a duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtje të veçantë sociale nga shteti.

Zbardhet formulari i kryeministrit Rama, ja 12 pyetjet që do t’u


Pyetja e dytë që kryeministri ka zgjedhur të pyes është nëse Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit si dhe a duhet dyfishuar dënimin për ta dhe duke hequr të drejtën e gjykimit të shkurtuar për autorët që kryejnë dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve.

Po ashtu Formulari përmban pyetje që lidhen me denoncuesit e pagave fiktive, a duhet të mbrohen ata nga shteti si dhe a duhet të vijojnë të punojnë ata që kanë marrës statusin e pensionistit.

ME TE LEXUARAT