Yuri Kim "godet Berishën" me mesazhin për 8 dhjetorin: Zgjidhni të ardhmen, jo të shkuarën

Politikë

Yuri Kim "godet Berishën" me mesazhin për 8 dhjetorin:

Në Ditën Kombëtare të Rinisë, Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim thotë se Amerika është ende me studentët e Shqipërisë në kërkesën 'për të qenë si pjesa tjetër e Europës'.

Ne një postim në Twitter, Kim shkruan se SHBA do të mbështesë Shqipërinë në rrugën për të ecur përpara, teksa thekson se duhet zgjedhur e ardhmja mbi të shkuarën.

"SHBA është ende me studentët e Shqipërisë në kërkesën tuaj për të qenë “si pjesa tjetër e Europës”.

Ne jemi krenarë që jemi Aleati juaj i NATO-s dhe mbështetja në BE.

Ne duam një Shqipëri më të drejtë, më të fortë, më të pasur. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ecur përpara dhe jo prapa, të zgjedhim të ardhmen mbi të shkuarën", shkruan diplomatja amerkane ne Tirane, Yuri Kim.

ME TE LEXUARAT