Vrasja në Elbasan, kush është Kel Çami, i shpallur në kërkim, përplasja me policinë dhe PD

Politikë

Vrasja në Elbasan, kush është Kel Çami, i shpallur në

Katër të plagosur dhe një i vdekur mbetën sot nga përplasja me armë zjarri në Elbasan, ndërsa në kërkim është shpallur Kelmend Xhaferri, një personazh i njohur në këtë qytet.

Xhaferri u bë i njohur pak vite më parë nga përplasja me policinë para tregut Agro-Ushqimor të Elbasanit.

Xhaferri i njohur edhe si Kel Çami u denoncua nga drejtuesi politik i PD-së në Elbasan Gazment Bardhi pas përplasjes ditën e Verës.

“Kelmend Ymer Xhaferri (pseudonimi Kel Çami) ka qënë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të policisë në Elbasan tek Tregu Ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë” deklaroi Bardhi.

Vrasja në Elbasan, kush është Kel Çami, i shpallur në


Por si ndodhi ngjarja sot në Elbasan?

Nga përplasja me armë humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona. Mes të plagosurve është një efektive e policisë në përpjekje për të parandaluar krimin.

Nga njëri grup u vra Xhuvani dhe u plagos dhëndri i tij, Eltjon Bodinaku, ndërsa në krahun tjetër u plagosën Emiljan Prenga 39 vjeç dhe Pavlo Vuksani  50 vjeç, që janë pjesë e shtabit të PD-së dhe u arrestua autori i vrasjes së 56-vjeçarit, Arbër Papleka, gjithashtu pjesë e PD-së në Elbasan.

ME TE LEXUARAT