Vrasja e Behar Sofisë, Berisha: Bosi i mafias turke në Tiranë u ekzekutua nga Ndrageta Italo-Shqiptare

Politikë
Vrasja e Behar Sofisë, Berisha: Bosi i mafias turke në Tiranë u
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson Behar Sofinë, 65-vjeçarin e ekzekutuar ditën e sotme pranë rrugës së Elbasanit në Tiranë, bosin kryesor të mafies turke.

Berisha shkruar se ngjarja është për larje hesapesh midis Ndraghetës italo-shqiptare dhe mafies turke për të dominuar trafikun e kokainës drejt Europës.

“Nje ekzekutim mafioz me domethenie te madhe nderkombetare! Larje hesapesh ne zemer te Tiranes midis Ndragetes Italo shqiptare dhe mafies turke per te dominuar trafikun e heroines per ne Europe.

Miq, nje ekzekutim mafioz ka ndodhur sot ne zonen me te mbrojtur me te hapur, te rrethuar nga te gjitha anet nga narkopolic.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bosi kryesor i mafies turke Behar Sofia ne Tirane u ekzekutuar me silenciator para syve te narkopolicisr, e cila dukej sikur te ishte bashkpuntore ne kete vrasje.


Kjo vrasje thuhet se eshte bere nga Ndrageta Italo shqiptare, e cila e lidhur me nivelet me te larta te pushtetit ne Shqiperi, Ramen dhe Veliajn ka vendosur te spastroje Tiranen nga mafia shqiptaro turke dhe te vendosi ne kontroll te plote trafikun dhe rrugen e Tiranes te heroines per ne Europe”, shkruan Berisha.

Behar Sofia u ekzekutua paraditen e sotme pranë piramidës në Tiranë, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij, nga persona të paidentifikuar ende.

 Sofia ishte  një emër i njohur për policinë si një person i përfshirë në aktivitete kriminale të drogës.

ME TE LEXUARAT