Votohen nesër ndryshimet në qeveri, kuvendi zhvillon seancë të posaçme për ministrat e rinj

Politikë

Votohen nesër ndryshimet në qeveri, kuvendi zhvillon seancë

Kuvendi do të mblidhet nesër posaçërisht për të votuar ndryshimet në qeveri.

Pas dekretimit që ju bëri të shtunën presidenti Bajram Begaj, ministrat e rinj, do të kërkojnë edhe vetëbesimin e Parlamentit.

Deputetët do të votojnë të hënën 15 herë.


7 votimet e para janë për largimin nga qeveria dhe shkarkimet e ministreve Olta Xhacka, Evis Kushi, Milva Ekonomi, Frida Krifca dhe Edona Bilali. Po ashtu do të votohet edhe shkarkimi i Ogerta Manastirliut dhe Delina Ibrahimajt, për të cilat në të njëjtën ditë do të votohet edhe kalimi i tyre në një post tjetër brenda në qeveri.

5 votime të tjera janë për emërim ministrash: Igli Hasani, Ervin Mete, Albana Kociaj, Anila Denaj dhe Arbian Mazniku.

Votimi i fundit i Kuvendit, do të jetë për Ervin Meten, të cilin do ta shkojnë si drejtues i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.

Pas kësaj, ministrat e rinj duhet të betohen përpara Presidentit të Republikës.

ME TE LEXUARAT