Vizita e Erdogan në Tiranë/ Nga pritja në Presidencë te inagurimi i xhamisë, zbardhet agjenda
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan do të zhvillojë ditën e nesërme (e enjte, 10 tetor) një vizitë zyrtare, teksa së fundmi është zbardhur edhe agjendja e tij.
Rreth orës 11:30 është planifikuar që të mbahet pritja në Presidencë, teksa më pas pritert të zhvillojë një takim kokë më kokë me kreun e shtetit, Bajram Begaj.
Rreth orës 12:40 pritet mbledhja e përbashkët, mes dy Qeverive dhe firmosja e marrëveshjeve të planifikuar, teksa në orën 14:00 pritet të dalën në konferencë të përbashkët kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në orën 16:30 është planifikuar ceremonia e inagurimit të xhamisë së Namazgjasë, ku do të jetë i pranishëm si Rama dhe Erdogan.
Prej vitesh kjo xhami i ka mbajtur dyert mbyllur, për shkak të përplasjeve të Erdogan me Komuniteti Mysliman të Shqipërisë, duke e konsideruar këtë institucion si të kapur nga kundlrshtari i tij Fethullah Gülen.
Duket se tashmë është gjetur zgjidhja dhe imami i xhamisë do të jetë turku Enes Bastur, edhe pse xhamia është në territorin shqiptar.
Edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoninë e inagurimit të xhamisë së Namazgjasë, ku do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej.
Axhenda:
11:30 – 11:40
Ceremonia e pritjes në presidencë
11:40 – 12:40
Takim koke me koke me presidentin Begaj
12:40 – 13:40
Mbledhja e Këshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë
13:40 – 14:00
Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve
14:00 – 14:30
Deklaratë Erdogan- Rama
16:30 – 17:30
Ceremonia e inaugurimit të Xhamisë
Megjithatë agjenda e vizitës së presidentit turk mund ti nënshtrohet ndryshimeve në orare dhe takime.