Videoskandali i Safet Gjicit nuk ndikon në rezultat, kandidati i PS fiton bindshëm në Kukës
Albert Halili do të jetë kryetari i ri i bashkisë së Kukësit! Pas përfundimit të numërimit të të gjitha kutive të votimit, Halili ka fituar bindshëm ndaj rivalit të tij demokrat të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata.
Në këto zgjedhje, Halili mori rreth 5 mijë vota më shumë se Emri Vata. Në rezultat nuk ndikoi aspak videoskandali seksual i Safet Gjicit i cili vinte nga kampi socialist.
Pas shpalljes se fitores qytetarë dhe mbështetës të Halilit festuan me brohorime dhe me flamurin e Shqiperise se Madhe.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kujtojme qe sipas KQZ-së në zgjedhjet e të dielës morën pjesë 45,63 %. Kështu më pak qytetarë ushtruan të drejtën e votës, krahasuar me zgjedhjet e 14 majit, ku fitoi socialisti Safet Gjici, mandati i të cilit zgjati pak për shkak të skandalit seksual, ku ai u përfshi.