Vendimi i parë pasi PD të vijë në pushtet, Sali Berisha: Sorosi "non grata"

Politikë

Vendimi i parë pasi PD të vijë në pushtet, Sali Berisha:

Ish-kryeministri Sali Berisha mbetet i vendosur për ti ndaluar hyrjen në Shqipëri Soros.

Në emisionin "Drejt" në Rtv Ora, Berisha tha se sapo PD të vijë në pushtet Soros së bashku me të birin do të shpallen non grata.

Berisha: E deklaroj prapë se në çdo rast PD në pushtet, vendimi i parë do të jetë George Soros non grata në Shqipëri, bashkë me të birin. Që të dy sepse kanë kontribuar në vendosjen e monizmit në Shqipëri, sepse me projektet e tyre në një mënyrë apo tjetër punojnë për Serbinë e Madhe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me mbështetjen që i japin aleancës trilaterale Beograd-Shkup-Tiranë vendosin hegjemoninë serbe në rajon dhe pas saj influencën ruse. Asnjë dyshim, do të shpallet non grata për kontributin në rivendosjen e monizmit në Shqipëri.

I pyetur nëse beson vërtet në një rikthim të PD në krye të vendit, ai u shpreh:

Berisha: E sigurt. Unë besoj dhe jo kot në dinjitetin njerëzor, fibrën sovraniste të qytetarëve shqiptarë, besoj në nevojën jetike të qytetarëve shqiptarë për liri.

Por e ka vrarë fibrën sovraniste të shqiptarëve klasa politike në këto 30 vite, me një qasje vasaliste ndaj Ambasadorëve me influencë?

Berisha: E ka dëmtuar por jo vrarë. Kur nisa Foltoren se dija cila do ishte përgjigjja por dija se duhet ti drejtohesha menjeherë fibrës së dinjitetit njerëzor.

ME TE LEXUARAT