Veliaj uron 8-dhjetorin: Në 2022-in Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë

Politikë

Veliaj uron 8-dhjetorin: Në 2022-in Tirana do të jetë Kryeqyteti

Përmes një video të veçantë nga Tirana e mbushur plot me aktivitete rinore, Veliaj nënvizon rëndësinë e kësaj dite që i dedikohet vetëm të rinjve e me Tiranën që në 2022-in do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë.

“MIRËMËNGJES dhe me ditën që mbetet e re çdo vit, 8 dhjetori që i dedikohet vetëm të rinjve, e me Tiranën që në 2022-in do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, ju uroj një pushim të këndshëm sot”, shkruan Veliaj.

8 dhjetori përkujtohet dhe festohet si festë kombëtare, në nder të gjithë studenteve të Dhjetorit më 1990, të cilët së bashku me pedagogët e Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë të kthesës së madhe historike që solli lindjen e demokracisë.TCH

ME TE LEXUARAT