Veliaj sfidon Metën të kandidojë për Bashkinë e Tiranës: Nuk është nga ata burra që...

Politikë

Veliaj sfidon Metën të kandidojë për Bashkinë e

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar zhvillimet në Partinë Demokratike duke thënë se selia blu po mban xhenazen në shtëpi duke nënkuptuar ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një intervistë, Veliaj theksoi se PS-ja është e vendosur për të zgjedhur një president që do përfaqësojë popullin.

“Brenda qershorit do të kemi një president normal. Kemi të paktën 10 figura burra dhe gra dinjitozë që i ruajnë reputacion vendin tonë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Nëse opozita nuk do të bashkëpunojë . kryeministri është super i vendosur që të mos kemi një socialist aktiv, dhe besoj se i kemi dalë borxhit të opozitës, nëse opozita thotë 3 herë jo do të duhet ta propozojmë vetë.

besoj një personalitet dinjitoz që nuk merret me ujërat e zeza dhe nuk e çon Sami Frashërin në Paskuqan. Ajo parti ka zgjedhur që të mbajë xhenazen aty. Duhet thënë troç, mori në qafë prindërit tanë, gjyshërit tanë. Sa kohë duan ta mbajnë atë specie të pakallur aty është problem i tyre.

Ata po shkojnë nga shiu në breshër”, tha Veliaj.
Lidhur me fjalët që kanë nga mediat pranë LSI-së se Ilir Meta mund të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku tha se Presidenti Meta nuk e mban fjalën dhe është si bimët kacavjerrëse.

“Meta nuk e mban fjalën, nuk ka për ta mbajtur fjalën as për të kandiduar në bashki të Tiranës, nuk është nga ata burra Ilir Meta që të kandidojë për bashki të Tiranës, do të rrinë si bimë kacavjerrëse”, tha Veliaj.

ME TE LEXUARAT