Veliaj: Me vulë, pa vulë, 2-3 lugetër si Saliu dhe Meta djegin ende goma për të shkatërruar Shqipërinë”

Politikë

Veliaj: Me vulë, pa vulë, 2-3 lugetër si Saliu dhe Meta djegin


“Të përveshim mëngët për fitoren tonë në 2025-n, për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, si e vetmja forcë që bën shtet dhe qytet”.

Kështu deklaroi Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me strukturat e kësaj force në zonën e Kombinatit.

Veliaj i krahasoi protestat e dhunshme të opozitës para Bashkisë së Tiranës me shfaqjet e talebanëve kundër Perëndimit.

“Forcat politike që kemi përballë, në 2024 kanë ende mentalitetin e 1994: dhunë, dhunë, dhunë; shpif, shpif, shpif; baltë, baltë, baltë! Ka vetëm dy parti në botë që djegin goma: PD-ja, me vulë, pa vulë, copë e çikë si janë ata, dhe partia e Talebanëve në Afganistan.

Është e turpshme që sot, në 2024-ën, kundërshtarët tanë nuk dinë të komunikojnë. E vetmja gjuhë që dinë është godit policinë, godit objektet e kulturës, siç është godina e Bashkisë, digj goma te Parlamenti, digj goma te Bashkia, tmerro turistët”, tha ai.

ME TE LEXUARAT