Veliaj: Ja, kur do të nisin punimet për Teatrin Kombëtar

Politikë

Veliaj: Ja, kur do të nisin punimet për Teatrin Kombëtar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thumbuar opozitën për sulmet dhe akuzat e ngritura ndaj tij dhe qeverisë.

Veliaj tha se opozita duhet të heqë dorë nga bllokimi i projekteve të nisura nga qeveria, pasi pretendon se e kanë bërë kulturë.

“Ilir Meta dhe Sali Berisha e kanë drejtuar edhe Tiranën, edhe Shqipërinë, por nuk bënë as qytet dhe as shtet. Përkundrazi, vitet e fundit njihen për bllokimin e projekteve. Pra, parimi i tyre është: kur nuk jam unë në qeveri, mos u bëftë asgjë, as në Tiranë, as në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Projekti i Astirit është pjesë e Unazës së Madhe, i cili nuk mund të presë pafundësisht derisa ata të rikthehen në pushtet. Mund të mos rikthehen kurrë, por kjo nuk do të thotë që puna dhe jeta nuk duhet të vazhdojë. Në kohën e tyre, në Kopshtin Zoologjik, luani e tigri jo vetëm që s’ekzistonin, por edhe ato që kishin mbetur, na u desh t’i çonim në qendra rehabilitimi jashtë. Kurse sot diskutojnë sa dhëmbë ka tigri gjysh dhe tigri nip.

Kjo do të thotë se Tirana i ka punët relativisht mirë, kur dështakët monumentalë të këtij qytetit janë duke u marrë me qimet dhe dhëmbët e tigrit.

Por, le të bëhemi seriozë dhe kjo kulturë duhet të mbarojë. Këta njerëz duhet të kuptojnë se në ato rrugë të Unazës së Madhe ecin si të majtë, edhe të djathtë; te “Sami Frashëri” do shkojnë edhe adoleshentët e familjeve të majta, edhe të atyre të djathta; te “5 Maji”, kur të mbarojë lagjja, do strehohen edhe të majtët, edhe të djathtët”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës në News 24.

ME TE LEXUARAT