“Vari…”, harroi se kishte mikrofonin ndezur, ja gafa e madhe e drejtueses së Kuvendit

Politikë

“Vari…”, harroi se kishte mikrofonin ndezur, ja gafa e madhe

Mes debateve të shkaktuara sot në Kuvend sa i takon projektligjit për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat, po ashtu dhe të administratës publike, duket se zëvendëskryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn e kanë ‘tradhtuar’ nervat, duke sharë live.

Teksa vijonte me procesin e votimit në parim dhe nen për nen, Felaj për një çast harroi se kishte hapur mikrofonin dhe tha; ‘vari leshtë!’.

Duket se diçka nuk ka shkuar me disa dokumente, që Felaj i kërkoi sekretares së Kuvendit, por papritur bëri gafën.

ME TE LEXUARAT