“Varemi nga humori i atij lart”/ Rama s’i kursen batutat me përfaqësues të kompanisë të gazit

Politikë

“Varemi nga humori i atij lart”/ Rama s’i kursen batutat me

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Albgaz dhe kompanisë prestigjioze spanjolle ENAGAS, për t’i hapur rrugë bashkëpunimit mbi një sërë projektesh të Qeverisë Shqiptare në sektorin e gazit.

I pranishëm në këtë takim në Madrid ishte dhe kryeministri Edi Rama, bashkë me ministren Balluku, i cili nuk e fshehu entuziazmin për këtë projekt.

“Është një ndjesi e mirë për ne. Kur Belinda më tha se do të bëhet kjo gjëja, i thash dua të jem atu. Është e mirë për ne dhe ENAGAS.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Kjo është arsyeja që ndoshta ju detyrova që t’ju ndryshoj planet. Unë dukem më i lumtur. Ju keni kryesuar përpjekjet e qeverisë suaj këtu. Vjen me dhimbje koke, pasi jemi me energji të ripërtërishme, por s’jemi të diversifikuar.

Varemi nga ai lart, humori i tij, nëse nuk do të qajë, është e vështirë. Tashmë po investojmë në energjinë diellore. Nesër do të inaugurojmë nisjen e ndërtimi të parë diellor, i pari në Rajon.

Me të njëjtën kapacitet dhe për të dytin. Po punojmë që të bëjmë diçka dhe me erën me gazsjellësin atlantik, ne jemi bërë tërheqës.

Na shohin me interes ndryshe. jemi të lumtur që ka kompani që janë të interesuara.”, tha Rama.

 

ME TE LEXUARAT