"Ushtare partiake", ish-deputeti sulmon Najada Çomon:Nuk i shërbeu pandemisë, por qeverisë

Politikë

"Ushtare partiake", ish-deputeti sulmon Najada Çomon:Nuk i

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka komentuar ditën e sotme dy “afrimet” e fundit të Partisë Socialiste, inxhinieren Luljeta Bozo dhe mjeken Najada Çomo.
Për këtë të fundit Balliu nuk i ka kursyer kritikat, pasi në RTV Ora u shpreh se Çomo ka qenë një ushtare partiake që nuk ka patur hallin e pandemisë, por hallin që qeveria të dilte mirë.

“Një nga akuzat kryesore, qoftë edhe nga shoqëria, por edhe nga institucione serioze dhe nga opozita, sa i përket menaxhimit të pandemisë, ka qenë që mazhoranca po e përdor atë politikisht. Dhe kjo tregon arsyen pse kryeministrin luan ndonjëherë rolin e shoferit, magazinierit dhe i pret atje vaksinat, për të bërë bujë të madhe. Apo nxjerr atje vaksina pas skandalit të “Nusretit”, etj.

Tani, mendoj se nuk ka më asnjë diskutim që po, ka qenë politike. Është përdorur politikisht. Dhe ka patur disa ushtarë partiakë në shëndetësi, të cilët nuk i shërbenin pandemisë, nuk kishin hallin e pandemisë por kishin hallin që qeveria të dilte mirë. Dhe për këto po shpërbëhen sot. Siç është zonja Najada Çomo“, u shpreh ndër të tjera Balliu.

ME TE LEXUARAT