“U zhvesh” nga të gjitha postet, Arben Ahmetaj flet për herë të parë pasi Rama e largoi nga qeveria

Politikë

“U zhvesh” nga të gjitha postet, Arben Ahmetaj flet për

Në reagimin e parë për mediat pas largimit nga kabineti qeveritar, Arben Ahmetaj foli jashtë dyerve të Kuvendit, duke iu përgjigjur interesit për çështje të rëndësishme, si akuzat e opozitës për përfshirje në aferën e Inceneratorëve apo edhe çështje të tjera politike që lidhen me angazhimin e tij në parti dhe qeveri.

Ahmetaj, pavarësisht se nuk e pranon me fjalë, ai duket i stresuar, duke dalë edhe në terma jo etikë për publikun, duke i krahasuar lajmet me ato që ja ngrefin dhe ato që nuk ia ngrefin.

Ahmetaj justifikohet me "zhvezhjen" nga çdo funksion në PS dhe nga Qeveria se janë pjesë e organizimit të partisë dhe se i ka pritur me kënaqësi, edhe pse ai ka shmangur daljet publike prej marries së këtyre vendimeve nga ana e Kryeministrit Edi Rama.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Vendimin e Kryesisë së PS-së për t’i hequr së fundmi edhe drejtimin politik të qarkut të Vlorës, Arben Ahmetaj thotë se e priti me kënaqësi.

Madje largimin e radhës edhe nga detyra drejtuese brenda partisë, pasi në korrik u shkarkua nga zëvendëskryeministër dhe ministër shteti për rindërtimin, Arben Ahmetaj thotë se është proces i zakonshëm riorganizimi.

"Me shumë kënaqësi. Riorganizimi është normal, ndodh shpesh, ka ndodhur, do të ndodhi, nuk ka ndonjë gjë të re. Unë dhe Partia Socialiste dhe të gjithë kolegët jemi një.

Këto janë vetmë telenovela, por si duket nuk ka lajme, ka nga këto lajme kështu, që nuk e ngrefin dhe ndoshta ju kërkoni këto lajmet e vogla që ndoshta e ngrefin." tha Ahmetaj.

Ai e përjashtoi mundësinë se mosmbajtja e asnjë detyre kryesore lidhet me aferën korruptive të inceneratorëve.

"Çfarë lidhje kam unë me inceneratorët. Ato janë vepra në ndërtim, çfarë kë ketë lidhje, më thuaj si e lidh ti? Emrin, kanë përmendur edhe tëndin, edhe të të gjithëve.

Unë nuk dua t’ia di se kush e përmend emrin tim, nuk është se më emocionon ndonjë gjë. Është çështje që është në diskutim në institucionet përkatëse.

Ju doni të bashkoni pika që nuk ekzistojnë." deklaroi Ahmetaj, i cili tashmë ka mbetur vetëm një deputet i thjeshtë i PS-së.

Voxnews ka raportuar më herët se pas largimit nga Qeveria në të njëjtën kohë që Ilir Meta përfundonte mandatin e Presidentit, Arben Ahmetaj i kishte të numëruara edhe ditët në krye të PS-së së Vlorës.

Aq e thellë ishte përçarja e mbjellë prej tij në këtë qark, sa as vetë deputetët socialistë me njëri-tjetrin nuk kishin komunikim normal.

Situata e krijuar e bënte të pashmangshëm largimin e tij para zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm.

ME TE LEXUARAT