U ‘skanuan’ nga Garda, deputeti i PD: Na detyruan të hiqnim xhaketat dhe rripin e pantallonave

Politikë

U ‘skanuan’ nga Garda, deputeti i PD: Na detyruan të hiqnim

“Opozita nuk ka kërkesa, por të drejta që ia jep kushtetuta. Kërkojmë plotësimin e të drejtave. Nuk i lutemi mazhorancës se nuk e ka mazhoranca në dorë të na plotësojë këto kërkesa. Rast rekord që të kalojë një seancë as 5 minuta. Turp që do të mbahet mend gjatë, janë të paligjshëm në paligjshmërinë e tyre. Ashtu siç e kanë marrë pushtetin, ashtu vazhdojnë ta mbajnë.

 Provokojnë opozitën. Kontrolli fizik, rreth 20 gardistë në hyrje të parlamentit. Gjendje e jashtëzakonshme. Deputetët duhet të zhvisheshin, të hiqnin xhaketat, rripat e pantallonave. Ka humbur nocioni shtet e ligj, kur u bëhet depuetëve mendoni çfarë u bëhet qytetarëve, fermerëve, minatorëve? Kemi parlament të uzurpuar. Gjendja alarmante, e jashtëzakonshem për mënyrën si sillet mazhoranca”.

Baçi theksoi se është e papranueshme që opozitës nuk mund t’i mohohet e drejta e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Opozita për herë të parë është ngritur në nivelin që duan të kenë qytetarët. Duam të drejtën që na kanë dhënë qytetarët për të dhënë argumentet e alternativat për qytetarët që përfaqësojnë. Nuk na i lejon këtë të drejtë Rama me mazhorancën. Në çdo korridor kishin vënë nga një gardist. Mazhoranca duhet të reflektojë, sepse nuk ka për të pasur normalitet nëse nuk zbaton rregulloren. Çdo gjë varet nga sjellja e mazhorancës. Nuk jemi ne bllokuesit. Nëse mazhoranca zbaton rregulloren, opozita me gjithë kontestimet e zgjedhjeve të 2021, pranuam të jemi në opozitë, por të na mohosh të drejtat si opozitar është e papranueshme.”

I pyetur në lidhje me deklaratat e mazhorancës se nuk do ta lëmë vendin pa buxhet, për karrigen e Berishës, Baçi u përgjigj:  

“Çuçi dhe Basha janë në të njëjtin mendim. I gjithë sulmi përqendrohet te Sali Berisha. Berishës karrigen ia kanë dhënë demokratët dhe nuk ia diskuton dot askush. Nuk ka lidhje me Berishën, por me të drejtën e qytetarëve. Nuk kërkojmë karrigen e Berishës, por komision hetimor parlamentar.”

 

ME TE LEXUARAT