"U shpalla "non grata" nga raportet sekrete të Ramës", Berisha: Lëvizja ime është pro amerikane

Politikë

"U shpalla "non grata" nga raportet sekrete të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar sulmet ndaj kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha, kryeministrit Edi Rama dhe George Sorosit. Gjatë "Foltores" të mbajtur me shqiptarët në New Jersey, u shpreh se çdo lëvizje e tij është pro amerikane, madje edhe më shumë se ajo e viteve 90-të.


"Keni dëgjuar të flitet se kjo lëvizje është anti-amerikane dhe kundër SHBA. Unë ju garantoj juve se kjo është lëvizja më pro-amerikane që nga dhjetori i 90-tës dhe deri më sot në Shqipëri. E vërteta është se ne po bëjmë gjithcka që norma dhe standarte të cilat e kanë bërë Amerikën mrekullin e lirisë në botë t’i vendosim edhe këtu dhe po ja dalim. Po bëjmë gjithcka që PD të shndërrohet në forcë të fuqishme konservatore të vlerave të lirisë. Po bëjmë gjithçka që të kthehet e drejta e votës.

Jemi të bindur se vendin e madh ku ju jetoni e bëjnë të tillë liritë dhe të drejtat e siguruara nga kushtetuta. Pra kjo është një lëvizje pro botës së lirë dhe por-Amerikës. Ka një të vërtetë që nuk lidhet aspak me lëvizjen. E vërteta është se me 14 maj unë jam shpallur non-grata nga Blinken. Por që në këtë datë i kam drejtuar një letër ku i them se jeni i keqinfomuar nga lobimi korruptiv i Edi Ramës dhe George Soros. 3 ditë më vonë, vetë DASH do pohonte se burimi i të dhënave kishin qenë NGO-të e George Soros dhe raporte sekrete të qeverisë shqiptare."-u shpreh Berisha.

ME TE LEXUARAT