“U rrahët si “gamori në duhon”/ Tedi Blushi debat me Veliajn: Fute në borxh të gjithë
Është zhvilluar me debat mbledhja e sotme në Këshillin Bashkiak. Ka qenë Tedi Blushi i cili i është kundërpërgjigjur kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj teksa e ka akuzuar këtë të fundit si abuzuesin më të madh të taksave të qytetarëve.
“Erion Qelia ti sot i sjell Këshillit Bashkiak për miratim propozimin për shtese fondesh për inceneratorin inekzistent dhe nen sekuestro te Tiranes. Ne vend te ishe sot i pandehur para drejtësisë vjen bën monologë para Këshillit. Je keqbërësi me i madh i kryeqytetit dhe abuzuesi me i madh i taksave të qytetareve. Per mega-aferën e inceneratorit duhet te ishe marre i pandehur. Ti sot quhesh Erion Qelia. Erion Qelia flet për humanizmin ndërkohë që refuzon ne shkelje te ligjit dhe rregullores se Këshillit kërkesën për lejimin ne mbledhje te Kryetarit te Shoqatës se Para dhe Tetraplegjikëve. Erion Qelia nga frika e përballjes me qytetaret dhe me transparencën e ka mbushur sallën me badigardët e tij dhe nuk lejon invalidët ne karrocë dhe gazetaret qe presin jashtë dyerve te bashkisë”, ka thënë ndër të tjera Tedi Blushi, duke shtuar: “Ti Erion Qelia duhet të merresh i pandehur dhe të dalësh para drejtësisë! Mega-Firma e paligjshme që ndryshoi fatin dhe i dha jetë kësaj vepre korruptive të inceneratorit të Tiranës, është e juaja pa mbledhur Këshillin Bashkiak dhe duke shkelur ligjin e pushtetit lokal.
Me këtë firmë të paligjshme, ti Erion Qelia fute në borxh të gjithë qytetarët e Tiranës për 30 vite në shërbim të mafias së inceneratorëve. Erion Qelia dili “për zot” firmës!”.
Nga ana e tij Veliaj u kërkoi këshilltarëve të opozitës që të respektojnë rregulloren e Këshillit Bashkiak.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ai tha se opozita i ka alergji shkollat e reja dhe nuk do të dëgjojë për to sepse nuk nuk ka ndërtuar asnjë shkollë në Tiranë. Kjo është arsyeja pse Tirana i ndëshkoi në zgjedhje.