U prezantua nga Alibeaj, tërhiqet kandidati i PD-së në Korçë dhe 40 kandidatët për këshiltarë

Politikë

U prezantua nga Alibeaj, tërhiqet kandidati i PD-së në

Teksa u prezantua nga Enkelejd Alibeaj disa ditë më parë për kandidaturën si kryetar bashkie në Korçë, Gjergji Gjata është tërhequr nga gara.

Gjata shprehet në një postim për mediat se procedurat vendimarrëse në PD janë shkelur dhe bashkë me to integriteti dhe dinjiteti i kandidatëve.

Nga gara janë tërhequr dhe 40 kandidatët për Këshillin Bashkiak.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftim

Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të proçedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cënuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale.

Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin.

(Proçedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ.)

ME TE LEXUARAT