U akuzua se mori parukieren e bashkëshortes në New York/ Presidenti Begaj thyen heshtjen

Politikë

U akuzua se mori parukieren e bashkëshortes në New York/ Presidenti
Një nga lajmet më të komentuara të ditëve të fundit ka qenë delegacioni i presidentit Bajram Begaj në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York.

Pjesë e delegacionit u tha se ishte edhe emri i parukieres së bashkëshortes së Begajt.

Për këtë çështje ka folur mbrëmjen e sotme vetë Kreu i Shtetit, i cili tha se lajmi është i pavërtetë.


Ai deklaroi në një intervistë me lista me emrat e delegacionit është e dorëzuar në OKB dhe mund të verifikohet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në fakt unë isha i fokusuar tek ajo që thashë. Që të jepja një mesazh të duhur në atë vend dhe lajmet e pavërteta apo fake neës që i quani ju nuk janë të pavërtetueshme, kështu që mundet që letrat e delegacionit shqiptar i kryesuar nga Presidenti i Republikës janë të depozituara në OKB dhe gjendet shumë lehtësisht sa veta ka pasur Presidenti i Republikës”, theksoi Begaj.

ME TE LEXUARAT