Tensione të forta te Komisioni Hetimor/ Albana Vokshi përplaset me Plarent Ndrecën: Dil përjashta, o Garda merre dhe nxirre

Politikë

Tensione të forta te Komisioni Hetimor/ Albana Vokshi përplaset me

Përplasje e ashpër në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë. Ndërsa deputetët e PD-së ndodheshin jashtë, pasi garda nuk lejonte deputetët e përjashtuar të marrin pjesë, deputeti i PS-së, Plarent Ndreca nisi mbledhjen.


Kjo shkaktoi përplasje e ashpër verbale me Albana Vokshin

Pjesë nga debati

 Vokshi: Po kërkoni ta uzurponi, përdorni gardën

Albana Vokshi: Kush je ti mo, nuk je kryetar këtu dhe nuk e drejton këtë komision, unë te dera dhe ti guxon të fillosh mbledhjen. 

Plarent Ndreca: Një njeri normal nuk i bën këto. Mbylle atë mikrofon dhe të të vijë turp.

Albana Vokshi: Të të vijë turp ty dhe gjithë deputetëve që nisin mbledhjen, kur kolegët rrinë të dera. 

Plarent Ndreca: Do ulesh të drejtosh mbledhjen apo të vijoj. Mos u sill si e fortë. Do sillesh si kryetare. 


Albana Vokshi: Në vend se të mbroni kolegët...

Plarent Ndreca: Kolegët që hedhin molotv nuk i mbrojmë ne

Albana Vokshi: Do jesh i pari që do e hash! Ti do të jesh i dyti në radhë të shkosh aty ku ka shkuar Ilir Beqaj

Ndërsa Vokshi kërkon që dëshmitari të dalë jashtë dhe kërkon ndërhyrjen e Gardës, por kjo nuk ndodh.

ME TE LEXUARAT