Tejkalimi i shpenzimeve në fushatë/ KAS ‘me dorë të hekurt’, gjobit partitë politike

Politikë

Tejkalimi i shpenzimeve në fushatë/ KAS ‘me dorë të

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka marrë vendim për të gjobitur 10 partitë politike në vend, mes tyre dhe dy fuqitë e mëdha, PS dhe PD, për tejkalim të shpenzimeve në fushatën zgjedhore të 25 prillit.

KAS, ka vendosur që të gjobisë me 500 mijë lekë gjobë partitë.

Ndërkohë gjobitja për partitë politike është bërë me propozim të kreut të KQZ-së, Ilirian Celibashi.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Partitë që janë gjobitur me 500 mijë lekë:

Partia Socialiste;

Partia Demokratike;

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar;

Lëvizja e Legalitetit;

Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë;

Nisma Thurje;

Bindja Demokratike;

Partia Socialdemokrate;

Balli Kombëtar;

Balli Kombëtar Demokrat.

Ndërkohë Partia Socialiste është sanksionuar edhe me 5 milion lekë të reja, në një sanksionim të dytë.

“Vendosjen e sanksionit administrativ në masën 5.000.000 (pesë milion) lekë, sipas nenit 173, pika 9, të ligjit 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar” për subjektin zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e KAS.

“Komisioneri ka kërkuar vendosjen e sanksionit administrativ ndaj subjektit zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë për tejkalim të kufirit maksimal të shpenzimeve. KAS-i çmon se kërkesa e Komisionerit duhet të pranohet dhe ndaj subjektit të vendoset sanksioni në masën 5 (pesë) milion lekë, për shkak se është vlerë më e lartë se sa diferenca midis vlerës së shpenzuar dhe vlerës maksimale të lejuar”, vijon më tej njoftimi.

 

ME TE LEXUARAT