Të shtënat me arme në degën e PD, reagon ish-deputeti: Ngjarje e pajustifikueshme!
Në nisje të emisionit “Open” po diskutohet në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së sotme, ku gjatë mbledhjes së degës së PD në Kurbin, një konflikt ka ndodhur mes nënkryetarit Kastriot Marku dhe anëtarit Van Rica, ndërsa ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar.
I ftuar në studio, Klevis Balliu ka deklaruar se kjo është një ngjarje e pajustifikueshme, ndërsa e ka quajtur të rëndë edhe vetëm faktin e armëmbajtjes e jo më të qëllimit me armë zjarri.
“Cilado qoftë arsyeja , jo vetëm që është shtirë në ajër por vetëm mbajtja e armës në mbledhje është e rëndë. Do ndërmarrin hapat tona si subjekt. Nuk ka asnjë justifikim sidomos për PD. Asgjë nuk e justifikon, kjo është një çështje parimesh.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Në Kurbin ka një mirëkuptim edhe për problemet që ka pasur PD ndaj jam i habitur. Duhet parë si ka ndodhur ngjarja dhe gjendja në të cilën ka qenë personi.
Megjithatë është e pajustifikueshme. Për PD këto janë një çështje me të cilat nuk ka shaka”, u shpreh Balliu.