“Gati për bashkëpunim”, Ndocaj takon me Berishën, ja akt-marrëveshja që po diskutohet

Politikë

“Gati për bashkëpunim”, Ndocaj takon me Berishën, ja

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Aleanca Demokristiane Eduart Ndocaj zhvilloi një takim sot me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha.

Arsyeja e takimit ishte diskutimi rreth situatës politike në vend, rritjes së nivelit të krimit të organizuar dhe korrupsionit qeveritar, uljes së nivelit të jetesës në kufinjtë e varfërise ekstreme, etj.

Ndocaj e njohu Berishën me qëndrimet pa kompromis të Partisë Aleanca Demokristiane, si një parti e Qendrës së Djathtë, kundër korrupsionit, kriminalitetit, prostitucionit dhe shkatërrimit të familjes shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Zoti Ndocaj i tregoi se Partia Aleanca Demokristiane nuk do pushojë së luftuari që pensionet minimale të jenë jo më pak se 300 mijë lekë të vjetra.

Ai deklaroi se Partia Aleanca Demokristiane është e gatshme të bashkëpunojë në një koalicion të djathtë konservator për të larguar nga pushteti qeverisjen e korruptuar të socialistëve të Edi Ramës dhe për të çuar përpara drejtësisë të gjithë politikanët dhe qeveritarët e korruptuar e të inkriminuar.

Në përfundim të takimit kryetari Berisha u shpreh i gatshëm për bashkëpunim në kuadër të një koalicioni me Partinë Aleanca Demokristiane dhe firmosjen e një akt marrëveshjeje bilaterale midis PD dhe ADK-së.

ME TE LEXUARAT