Takon familjet në nevojë dhe i kërkon votën, Bardhi nuk ngurron të sulmojë Ramën: Ai e braktisi Shqipërinë

Politikë

Takon familjet në nevojë dhe i kërkon votën, Bardhi nuk

Drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Gazment Bardhi ka zhvilluar sot një takim në Elbasan, me disa familje që jetojnë në kushte të vështira. Familjet në fjalë, nuk kanë punë dhe jetojnë me borxhe.

Duke kërkuar votën e këtyre qytetarëve, Bardhi tregon se qeveria e Ramës i ka braktisur ata persona në nevojë, ndërsa premton se PD do i vijë në ndihmë. “Kudo në Elbasan shoh mjerim dhe varfëri, prandaj na duhet ndryshimi në 25 Prill, që të kemi mundësi të jemi përkrah prindërve në nevojë. Do ta keni përkrah qeverinë. Nuk mund të jeni vetem! Qeveria nuk mund të jetë krah 10 njerëzve që fusin lekët e shëiptarëve në xhep dhe kanë braktisur 3 milionë të tjerë.

Edi Rama na premtoi 300 mijë vende pune, por i mbylli ato dhe hoqi njerëzit nga ndihma ekonomike. Ne do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike, që jeta për atë që nuk gjen dot një punë të mos jetë kaq e veshtirë sa sot. Na duhet mbështetja juaj qe pas 25 prillit te keni qeverine ne krah”, tha Bardhi.

Gëzim e File Lulja, banojnë në lagjen Vullnetari dhe blejnë me listë. Pa punë, pa ndihmë. Janë zhytur në borxhe dhe mezi ja dalin të shlyejnë detyrimin për dritat. Arben Kabashi banon në lagjen 5 Maji, dhe ka vështirësi të mëdha, me të birin me probleme shëndetësore. Për këtë merr një kemp 100 mijë lekë në muaj. Dëshiron të punojë, por nuk gjendet një mundësi. Kushtet e jetesës janë të mjerueshme.

Në banesën e Nadires, në bodrumin e një pallati në lagjen “Beqir Dardha” pranë Stadiumit, përmes një televizioni të vjetër ka mbërritur propaganda, po asnjë nga mrekullitë e rilindjes. 65 vjeçarja jeton me të bijën e dy mbesat në kushte të rënda.

ME TE LEXUARAT