Takimi me Yuri Kim, Basha: I prezantova programin e PD! Kemi nevojë për mbështetjen amerikane

Politikë

Takimi me Yuri Kim, Basha: I prezantova programin e PD! Kemi nevojë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shprehur kënaqësinë e tij për takimin e zhvilluar me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim. Basha shkruan se i ka prezantuar ambasadores programin e PD si dhe ka kërkuar mbështetjen e SHBA për të rritur investimet në vend dhe luftuar krimin e organizuar.


"Kënaqësi që takova sot ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Ndava me të planin e Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe nevojën për mbështetjen amerikane dhe bashkëpunimin e fortë Shqipër-SHBA, për të rritur zhvillimin ekonomik, për të tërhequr investimet amerikane dhe për të forcuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit", shkruan Basha.

ME TE LEXUARAT