Spiropali flet nga foltorja, deputetët e opozitës i bien me duar tavolinave/ Ç'po ndodh në Kuvend?

Politikë

Spiropali flet nga foltorja, deputetët e opozitës i bien me duar

Teksa ministrja marrëdhëniet me Shtetin dhe Parlamentin, Elisa Spiropali flet nga foltorja e Kuvendit, ku po replikonte me deputetin Agron Shehaj, në shenjë proteste kundër fjalës së saj deputetët e opozitës kanë nisur t’i bien me duar tavolinave.

Dëgjohet Spiropali teksa iu thotë deputetëve që s’po e lënë të flasë, ndërkohë këta të fundit i përgjigjen duke i rënë tavolinave të tyre.

Fjalimi i ministres për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në interpelancën e kërkuar nga Agron Shehaj ka shkaktuar debate të shumta në Parlament.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Deputetët demokratë kanë akuzuar ministren e Jashtme, Olta Xhaçka për përfitimin e një toke në bregdet përmes ligjit të investimeve strategjike.

Teksa Spiropali mori fjalën, deputetët e PD-së nga vendi i ndërhynë, duke detyruar edhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla të kërkonte qetësi.

“Interpelancat bëhen për çështje publike, jo për biznese apo për të telendisur njerëzit. Por qëkur zotëria bëhet kalë karroce i qorr fermanit nuk i dallon dot këto të dyja. Ishte një biznesmen i nderuar kur hyri në politikë dhe po del nga politika si një ushtar i qorrfermanit.

Nuk di as çfarë nxjerr nga goja, as peshën e fjalëve. Na përmend ne turpin, po ka turp më të madh se lukunia juaj që janë bërë bashkë aty për të mbrojtur një njeri nga krimet dhe vjedhjet që ka bërë.

Dilni në këtë kuvend dhe merreni me çdo investitor. Pusho ti se ti je i pari kalë karroce. Një tufë burrash që bërtasin nga vendi se turp i madh, ul zërin ti”.

ME TE LEXUARAT