Spiropali-Dumës: Delirante, zoti qoftë me ty, por ti nuk je me të!

Politikë

Spiropali-Dumës: Delirante, zoti qoftë me ty, por ti nuk je me

Seanca parlamentare në Kuvend është shoqëruar me debate të shumta ditën e sotme.

Ishte ministrja Elisa Spiropali e cila iu drejtua me tone të ashpra deputetes demokrate Grida Duma. Spiropali e quajti Dumën delirante.

Nga ana tjetër, deputetët e opozitës, gjatë fjalës së Spiropalit në shenjë proteste, përplasën duart mbi tavolina.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Arrogante, e vrazhdë, delirante është triumfi absolut i formës mbi përmbajtjen, gjeti rastin që një çapë nga balta që shpërndan me kaq natyralitet të hidhet edhe mbi mua. Nuk e marr inat, sepse lavjerrësi i saj politik flet më shumë se çdo tjetër.

Luli i mirë Luli i keq. Berisha i mirë, i keq. Vetëm kësaj inkoherence iu përgjigja. Nuk ka make up që mbulon këto mangësi, nuk ka ngjyra që i bojatisin këto të vërteta ta mëdha. Shëndet zonjë, zoti qoftë me ty, por ti s’je me të", u shpreh Spiropali.

ME TE LEXUARAT