SPAK çoi në gjyq zyrtarët e “Mbrojtjes” për tenderin e ushqimeve, PD: Nuk ndëshkoi hajdutët e vërtetë

Politikë

SPAK çoi në gjyq zyrtarët e “Mbrojtjes” përIsh-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, i pari që denoncoi vitin e kaluar tenderin e ushqimeve nga Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas vendimit të SPAK-ut për të çuar në gjyq 4 zyrtarë, drejtorin e Rezervave të Shtetit dhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit. Ai thotë se SPAK dështoi të ndëshkojë hajdutët e vërtetë.“Abuzimi i Ministrisë së Mbrojtjes me tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë gjatë pandemisë prej sot është i provuar. PD tha të vertetën, siç ka bërë keto 8 vjet në opozitë për çdo aferë të qeverisë së Edi Ramës. Nën drejtimin e Olta Xhaçkës, Ministria e Mbrojtjes bleu ushqimet me dyfishin e çmimit dhe tenderi iu dha pa garë një kompanie kompjuterash në Maqedoni, e lidhur me bashkëshortin e Ministres Xhaçka. Dokumentimi i vjedhjes me tenderin e ushqimeve gjatë pandemisë vjen pas dokumentimit nga SPAK të një tjetër denoncimi të PD për vjedhjen me tenderat e pajisjeve mjekësore. Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Ogerta Manastirliu, i bleu ato me 2, 3 dhe 4fishn e çmimit dhe temderat u shpallën sekretë.

Për fat të keq, SPAK nuk i shkoi deri në fund këtyre çështjeve, duke ngritur akuza vetëm për nëpunës të nivelit të ulët drejtues. SPAK dështoi të ndeshkojë hajdutët e vërtetë, Edi Rama, Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu, që dolën garant për vjedhjen, u perpoqën të mashtrojnë shqiptaret, si dhe sulmuan dhe shpifën ndaj opozitës që denoncoi skandalin. Vjedhja me prova në kohën me të veshtirë për shëiptarët provon edhe njëherë se Edi Rama i ka braktisur qytetarët. Koha kur qeveria vjedh njerëzit do të marrë fund në 25 Prill! Është koha për ndryshim” shkruan ai.

ME TE LEXUARAT