"Sot siguruam fitoren e zgjedhjeve", Basha reagon për herë të parë për koalicionin opozitar

Politikë

"Sot siguruam fitoren e zgjedhjeve", Basha reagon për herëNe fund te nje dite te gjate negociatash me aleatet e opozites, Lulzim Basha reagoi ne lidhje me marreveshjen e koalicionit me te cilin e djathta hyn ne zgjedhjet e 25 prillit.

Firmosjen e paktit me partite e tjera, Basha e shikon si nje garantim te fitores ne zgjedhjet parlamentare.

"Për 8 vjet Rama e ka lënë Shqipërinë vendnumëro dhe ka dështuar në çdo drejtim. Vende si yni ndërkaq kanë qenë shumë më të suksesshëm se ne. Shqipëria ka humbur për shkak të Ramës", shkruan Basha.

Sipas tij, Rama, që nuk ka arritur as edhe një sukses për 8 vjet, nuk mund të kërkojë edhe 4 vjet të tjerë që ta provojë.

"Ka ardhur koha të ndryshojmë. Sot siguruam fitoren e Shqipërisë.
Ne kemi plane serioze pune për ta çuar Shqipërinë drejt fitores.
Aleanca për ndryshim. Shqipëria Fiton!", shkruan Basha.

ME TE LEXUARAT