Soreca jep lajmin e mirë: BE jep 14 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor

Politikë

Soreca jep lajmin e mirë: BE jep 14 miliardë euro për Ballkanin

Arrihet marrëveshja për 14 miliardë euro për ndihmën e parë që do të mbështesë politikën e zgjerimit dhe do të sigurojë fonde për planin ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

Lajmi është bërë me dije nga ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca me anë të një postimi në Twitter.

“Arrihet marrëveshja politike për 14 miliardë euro si Instrument për Ndihmën e Para-Anëtarësimit. IPAIII do të mbështesë politikën e zgjerimit & do të sigurojë fonde për Planin Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor, mjet kyç për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike të rajonit pas COVID19”, shkruan Soreca. 

ME TE LEXUARAT