Socialistët kritika për koleges Olta Xhaçka: Është inekzistente në Facebook
Një tjetër emër nga radhët e socialistëve e cila është marrë si “shembull i keq” se si një anëtarë i PS-së nuk duhet të jetë është ish-ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.
Gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi ka mësuar me burime nga mbledhja me dyer të mbyllura e Asamblesë së partisë se pakënaqësia ndaj saj lidhet me aktivitetin që ajo ka pasur në rrjetin social Facebook. Sipas konstatimit, pasi Xhaçka ka lënë postin e ministres ka qenë inekzistente në rrjete sociale.
Më herët, kritika pati për Etjen Xhafajn me argumentin se ky i fundit nuk ka bërë një analizë të hollësishme për performancën e PS në këtë bashki.