Skandali i lobimit të LSI, Valteri: Çfarë duhet të bëjë ambasada amerikane

Politikë

Skandali i lobimit të LSI, Valteri: Çfarë duhet të

Ndërsa presidentin Ilir Meta e konsideron si “simbol të korrupsionit”, ish-deputeti i opozitës, Halit Valteri, paralajmëroi edhe dy padi të tjera për dosjen e lobimit të LSI-së.

Valteri tha se LSI ka deklaruar vetëm 15 mijë dollarë për udhëtimin në SHBA-së, por e vërteta është ndryshe. Ai tha se ky skandal i publikuar fillimisht nga media austriake, është vetëm maja e ajsbergut.

Valteri i kërkoi ambasadës së SHBA-së që të bëjë një kërkesë në kompanitë e lobimit, se nga i kanë ardhur paratë dhe aty do zbulojë të vërtetën.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Simbol i korrupsionit në vend, ai i shantazhin dhe i detyron njerëzit që të kërkojnë azil, zana. Janë lekë të përdorur për fotografi, po për jetën e shfrenuar, i përdorur janë shqiptarët, jo vetëm nga Meta, po nga klasa politike.

Dalin vetëm 15 mijë dollarë të deklaruara, kaq nuk i kanë bileta avioni, po të shkosh 10 veta në Amerikë dhe të rrish në hotel, nuk mjaftojnë. (...). T’i bëjnë kërkesë ambasadës së SHBA, kompanive se nga të kanë ardhur këto para dhe del e vërteta!

Kjo është vetëm maja e këtij skandali, milion dollarë për lobim. SPAK ku të pyes për Metën, të pyes për Bashës, Ramën, Berishën”, tha Valteri.

Ai tha se nëse Meta del i pafajshëm në këtë histori, atëherë ai do t’i kërkojë falje publike kreut të shtetit, teksa shtoi se është i gatshëm që të shkojë të dëshmojë në SPAK, e të vërë në dispozicion çdo informacion.

“Besoj që do më thërrasin për këto informacione, do deklaroj çdo gjë që më pyet drejtësia. Nuk do e padisë Meta median austriake dhe nëse fiton, do i kërkoj falje Metës dhe nuk do merrem me këtë punë. Ajo media nuk është një portal, kanë rënë 2 qeveri nga ajo gazetë”, tha Valteri.

Në fund, përtej dosjes së skandalit të lobimit, Balteri u ndal edhe për “fatin” e tij, ku shtoi shumë shpejt do të kthehet deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

“Besoj se do rikthehem shumë shpejt në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të bëj detyrën e jo të jem kukull e manekinë, zgjedhjet e tjera sistemi do jetë ndryshe, numërimi do jetë elektronik, me lista tërësisht të hapur”, përfundoi ish-deputeti.

ME TE LEXUARAT