"S’kam firmosur për inceneratorët”, Ahmetaj i kundërpërgjigjet Tabakut

Politikë

"S’kam firmosur për inceneratorët”, Ahmetaj i

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj i është kundërpërgjigjur deputetes së PD-së, Jorida Tabaku, e cila akuzoi Qeverinë për rritjen e çmimeve.

Gjatë seancës parlemetare Ahmetaj-Tabaku kanë replikuar mbi raportin e Autoritetit të Konkurrencës.

Ahmetaj tha se të thuash se rritja e çmimeve është bërë për arsye të tregut të brendshëm, është e qëllimshme.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Raporti i Konkurrencës është një dritë që hidhet në problemet e tregut. Të gjitha instrumentet që ka shteti dhe i lejon një demokraci për të ndërhyrë e për të ruajtur balancat. Konkurrenca në treg sigurisht që do të ketë probleme. Të gjitha hetimet janë legjitime. Të gjithë jemi për të mbrojtur konsumatorin. Por hajde ta pajisim autoritetin e konkurrencës dhe ka rekorde pozitive.” – është shprehur Ahmetaj.

Por, deputetja e PD-së, Tabaku, nga çmimet është hedhur tek inceneratorët, duke thumbuar Ahmetajn.

 “Mund të jem e paditur, se nuk jemi profesor anglishteje që mësojmë one and one. Por zgjohem e qetë nga gjumi se nuk kam firmosur tendera për inceneratorët”, tha ajo.

Nuk ka munguar replika edhe nga Ahmetaj, i cili i kujton Tabakut se e ka paralajmëruar se çfarë shkon rrotull vjen rrotull.

 “Do të firmos për investime publike. Ta kam thënë se çfarë shkon rrotull vjen rrotull. Do t’i filloj gjërat unë nga Gjenova e deri te firmat. Të kam paralajmëruar. Dhe unë mbaj përgjegjësinë vetë po unë inkuizitor pervers nuk jam bërë asnjëherë. Dëshirat e tua të errëta i përfaqëson. Prit duro jeta është e gjatë”, – tha Ahmetaj.

ME TE LEXUARAT