“S’ka rrjedhje të dhënash nga sistemi TMS”, Balla: Shqiptarët dhe të huajt janë 100% të mbrojtur

Politikë

“S’ka rrjedhje të dhënash nga sistemi TMS”, Balla:

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka garantuar qytetarët shqiptarë dhe të huaj që kanë kaluar në kufijtë e Shqipërisë se të dhënat e tyre janë 100% të mbrojtura.

Në Komisionin për Çështjet Europiane, ai deklaroi se nuk ka pasur rrjedhje të dhënash nga sistemi TIMS, duke theksuar se “sistemi është i fortifikuar”.


“Rezulton se s’ka pasur asnjë rrezik, kopjim apo akoma më keq, kur balta kthehet në piedestal, që të ketë përdorim të këtyre të dhënave. Është e pamundur, do vij sa herë të më kërkoni”, tha ministri Balla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministri i Brendshëm u shpreh se sistemi është 100% funksional dhe se çështja po hetohet nga Prokuroria e Tiranës.

“Lidhur me pretendimet për rrjedhje të informacionit në sistemin TIMS, garantoj çdo shqiptar dhe të huaj se të dhënat e tyre janë 100% të mbrojtura. Nuk ka asnjë të dhënë që ka rrjedhur nga ky sistem i fortifikuar, falë asistencës së partnerëve tanë të huaj.

Sistemi është 100% funksional, pretendimet për një çështje të operimit të brendshëm, nuk ka shqetësim për rrjedhje të dhënash. Jam informuar në kohë reale nga vetë personat që pretendonin  për këtë problematikë dhe i kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe Drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, përfshirjen e menjëhershme të Prokurorisë AntiKorrupsion, por sugjeruan që të ndiqej nga Prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit ka regjistruar një procedim, e mbështes dhe në çdo rast duhet të vendosim një standard që kur Prokuroria nis hetimin ne duhet të heshtim.


Garantoj qytetarët shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë dhe dalë në kufijtë e Republikës së Shqipërisë. Gjithë pretendimet të verifikohen nga Prokuroria, ta thotë ajo fjalën e fundit.

Nxis çdo rast të hetohet nga Prokuroria, por rezulton se s’ka pasur asnjë rrezik, kopjim apo akoma më keq, kur balta kthehet në piedestal, që të ketë përdorim të këtyre të dhënave. Është e pamundur, do vij sa herë të më kërkoni”, tha Balla.

ME TE LEXUARAT