S`ka rihetim për Fatmir Mediun, gjykata e posaçme rrëzon kërkesën e SPAK

Politikë

S`ka rihetim për Fatmir Mediun, gjykata e posaçme rrëzon

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi kërkesën e SPAK ditën e sotme, duke refuzuar të rifillojë ndjekjen penale ndaj Fatmir Mediut për rolin e tij në ngjarjen e Gërdecit, proces i bllokuar që prej vitit 2009.

GJKKO ka theksuar se Prokuroria ka pasur 10 vite kohë që ta hetonte, ndërkohë që nuk ka depozituar prova të reja por vetëm kërkesën për hapjen e hetimeve.

Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7 vjeçarit Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008 i kanë kërkuar gjykatës pranimin e kësaj kërkese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në muajin Shkurt 2021, Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7 vjeçarit Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008, iu drejtuan organeve të drejtësisë së re për të rifilluar ndjekjen penale ndaj Fatmir Mediut, ish Ministër i Mbrojtjes.

SPAK e trajtoi pozitivisht këtë kërkesë, duke e vlerësuar se ishte e drejtë të rifillonte ndjekja penale ndaj këtij personi dhe tashmë është në dorën e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të dhënë dritën jeshile.

Gjykimi do të bëhet nga gjyqtari Erion Çela në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve. Por, prindërit e të miturit Erison Durdaj, nuk kanë qëndruar pasiv. Ata kanë parashtruar një memo para gjykatës duke i kujtuar asaj që:

– ndjekja penale është një detyrim i shtetit shqiptar që buron nga konventat ndërkombëtare që kërkojnë hetimin dhe gjykimin e plotë për çdo humbje jete

– dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe duke i hapur rrugë gjykimit do të mundësohet një vlerësim i drejtë i të gjithë fakteve penale

– gjykata të zbatojë drejtpërdrejt nenin 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të mos humbasë në teknikalitete, në dëm të thelbit të detyrës së prokurorisë dhe gjykatave të një shtet të së drejtës. Gjykata e Strasburgut ka kërkuar shpesh here nga shtetet që të bazojnë vendimet direkt ne Konvente.

– nëse gjykata ka dyshime se ndonjë dispozitë e ligjeve shqiptare bëhet pengesë për këtë gjykim, të ushtrojë të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për t’i hequr pengesat antikushtetuese.

ME TE LEXUARAT