S`ka kompromis, Alibeaj-Berishës: Lironi selinë e PD
Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar kreut të Foltores, Sali Berisha, të lirojë selinë e demokratëve, pasi pas vendimit të Apelit, këto ambiente i përkasin PD-së së vërtetë.
Përmes një deklarate për mediet, Alibeaj theksoj se nuk ndërhyri para vendimit të gjykatës për të shmangur një përplasje mes demokratëve, por tashmë pret që ato zyra të lirohen.
“Zyrat e reja, të përkohshme përgjatë fushatës, në të ka skena të shëmtuara që nuk na bëjnë nder asnjërit nga grupim, janë nga ato të 8 janarit. Unë kam këtë qëndrim.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Me daljen e vendimit të Apelit të mundet të kërkohet zyrat që ligjërisht i takonin PD-së të merreshin mbrapa. Unë kam marrë dhe kam gjetur mbështetje në këtë propozim, por nuk jam nga ata që ti çojë demokratët në përplasje, nuk i çoj njerëzit në konflikt.
Unë nuk kam në plan të kruaj me gisht mbi plagë që janë duke u mbyllur ose ndoshta nuk mbyllen kurrë. Unë besoj tek ligji dhe kur gjykata të jap vendimin, atëherë selia do ti takojë PD-së së vërtetë.
Ato zyra dhe seli do duhet të lirohen, siç bëra me 25 mars, edhe pse vendimi i gjykatës së shkallës së parë nuk ishte definitiv. Në respekt edhe të ligjit u larguam, tashmë pretendojmë që ato zyra të lirohen”– u shpreh Alibeaj.
Vlen të theksohet se aktualisht selia blu vijon të jetë e zaptuar nga Sali Berisha edhe pse gjykata e Apelit i dha vulën Alibeajt. Grupimi i Alibeajt la selinë në mënyrë paqësore dhe prej aso kohe mbledhjet zhvilloheshin në kryesinë kuvendit ose në ambiente private në Tiranë sikurse ndodhi këtë të hënë në mbledhjen me Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PD-së.