Shteti bektashi me agjendë të Serbisë? Ironizon Braçe: “Edhe kur Rama ha vezë në mëngjes…”
Deputeti Erion Braçe bëri ironi teksa u pyet për shtetin bektashi mos ka lidhje me ndonjë agjendë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Braçe tha në Report se tashmë edhe nëse Rama ha vezë në mëngjes komentuesit do e lidhin me Vuçiç.
“Jam besimtarë nuk jam gjitholog. Në këtë aspekt dijen e nevojshme për të dhënë gjykim për këtë çështje. Me sa kuptoj nuk bëhet fjalë për shtet por për entitet në përputhje me kushtetutën.
Derisa të vijmë tek ndryshimi i kushtetutës do kemi mësuar. Por tani më mjafton të them që nuk jam gjitholog. Ka shumë që e bëjnë gjithologun. Që Rama është gjithnjë i përputhur me agjendën e Vuçiçit kjo dihet tani. Edhe kur Rama del duke ngrënë vezë në mëngjes, këta thonë edhe Vuçiç ha vezë në mëngjes”, tha Braçe.