Shtatori “i nxehtë” i politikës shqiptare, nga rikthimi i Bashës, tek nxjerrja jashtë loje e Berishës dhe Metës, ja prapaskenat

Politikë

Shtatori “i nxehtë” i politikës shqiptare, nga rikthimi i

Politikën shqiptare e pret një “mot i nxehtë”.  Shtatori do të jetë edhe më përvëlues se gushti për nga zhvillimet në politikë.

Sipas informacioneve, zhvillime të bujshme na presin. Duke filluar nga një rikthim i fuqishëm i ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë blu, tek fundi politik për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentin Ilir Meta.

Gjithashtu treshja e lartë e SPAK që po merr udhëzime në Uashington po mban në ankth të gjithë pushtetarët e korruptuar në politikë të përfshirë në afera. Por le ti analizojmë me radhë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Zbardhet skema, ja sa do të rriten pensionet për të moshuarit, kategoritë që përfitojnë dhe fondet e vëna në dispozicion nga buxheti

Goditja ndaj Berishës

Gazeta ka mësuar se kanë nisur lëvizjet për t’i përgatitur terrenin Lulzim Bashës për ta rikthyer në krye të selisë blu.  PD po drejtohet me vendime gjykatash, ku thelb janë përplasjet sa i përket statuteve të partisë të miratuara gjatë kuvendeve të 11 dhjetorit nga mbështetësit e Berishës dhe 18 dhjetorit nga mbështësit e Bashës.

Gjykata e Apelit të Tiranës ka njoftuar marrjen në shqyrtim të ankesës së Enkelejd Alibeajt ndaj vendimit të mëparshëm që njihte Komisionin e Rithemelimit si drejtues të partisë si edhe përjashtimin e nënkryetarëve të PD-së dhe strukturave të tjera drejtuese.

Në ankesën dërguar gjykatës, Alibeaj kërkon prishjen e vendimit të marrë nga gjyqtari ose shqyrtimin me një tjetër trupë gjykuese. Tashmë beteja po zhvillohet në gjykatën e Apelit, pas vendimit të gjyqtares Blerina Muça për të pranuar ankimimin e Enkelejd Alibeajt.

Në këtë mënyrë, Gjykata ka pranuar si palë në proces, nënkryetarin e PD Enkelejd Alibeaj. Krahas kësaj ankese, në Apel është edhe një ankesë paralele nga PD. Ajo parashikon përfshirjen në statutin e PD-së edhe të vendimit “për të përjashtuar nga partia çdokënd që është shpallur non grata nga amerikanët”.

Ky nen në ndryshimet statutore të 18 dhjetorit godet direkt Sali Berishën. Tashmë, drejtimi i PD-së është në duart e gjykatave, pasi nëse pranohet regjistrimi i statutit në Kuvendin e 18 dhjetorit të organizuar nga Basha, atëherë Berisha është i përjashtuar nga partia.

Rikthimi i Bashës

 Mësohet se vendimi i Apelit, i cili zhbën vendimin e Agron Zhukrit,e kthen Partinë Demokratike në pikën zero dhe i hap rrugë Lulzim Bashës të marrë vendime, deri sa të mbahen zgjedhje të reja.

Sot që flasim “Foltoren” nuk e njeh asnjë institucion dhe se kryetar zyrtar i PD, figuron Lulzim Basha, ndërkohë që edhe logoja dhe vula e PD, janë ato që kjo parti ka pasur përpara se barbarët e “Foltores” të udhëhequr nga Berisha e pushtuan atë, e ku shkuan derti atje sa falsifikuan vulën dhe logon e Partisë Demokratike. 

Si do të përjashtohet Berisha nga politika

Fundi i Sali Berishës është afër. Pas goditjes që do të marrë nga Apeli, ai pritet të përjashtohet përfundimisht nga politika shqiptare. rtia Socialiste ka paralajmëruar nismë ligjore për të nxjerrë jashtë politike Sali Berishën.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha pritet të dalë nga politika, përmes ndryshimeve në ligji që do të propozojë Partia Socialiste, ku do t’iu ndalohet përfshirja në politikë dhe të qenit deputet, kujdo që është shpallur “non grata” nga Uashingtoni dhe Londra. Kjo do të thotë se Berisha rrezikon seriozisht mandatin e deputetit. Ndryshimet në ligj i paralajmëroi Partia Socialiste.

“ Kuvendi i Shqipërisë do të duhet të adresojë gjatë sesionit të ri edhe situatën e papranueshme dhe absurde prej një viti se si një sekretar partie i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij.

Ne nuk ia drejtojmë dot bishtin as non gratës as bashkëpunëtorëve, por ne nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë të keqen të vazhdojë të bëjë moral me shpresën se do të hajë kokën e vet, madje absurdi të shkojë deri aty sa këta lloj të bërtasin për drejtësi, kur janë vetë ata që kanë hesapet më të mëdha me drejtësinë dhe Shqipërinë”, u shpreh Taulant Balla pak ditë më parë.

Fundi politik i Ilir Metës

Edhe Ilir Metën e pret i njëjti fat si Sali Berisha në politikë.  Spiunët e ish-Sigurimit pas shtatorit do të përjashtohen nga Parlamenti.  Mazhoranca do të ndërmarrë ndryshime në ligjin për dosjet e ish-Sigurimit, ndërkohë që do të vërë në zbatim edhe ligjin e Lustracionit, i cili nxjerr jashtë loje nga politika këdo që ka qenë spiun apo bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Dhe duket se sesioni i ri në Kuvend në shtator do të ketë prioritet dhe jo vetëm miratimin e ndërhyrjeve ligjore që janë depozituar sipas propozimit të Autoritetit të Dosjeve dhe që mbështeten fuqishëm nga PS dhe ajo pjesë e Partisë Demokratike e drejtuar nga deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj.

Pra,përmes kësaj nisme të fortë, mazhoranca socialiste synon “të vrasë dy zogj”, pasi është tejet e interesuara të nxjerrë jashtë politike dhe Parlamentin dyshen Meta-Berisha. Ish-presidenti Ilir Meta, tashmë në statusin e kreut të Partisë së Lirisë, rrezikon të dalë jashtë sistemi, nga ligji i dosjeve dhe Lustracionit, për shkak se akuzohet se ka qenë spiunë i ish-Sigurimit të Shtetit. 

SPAK fut në ankth politikën shqiptare

Shtatori do të jetë i nxehtë.  Dhjetëra dosje të rënda pritet të “shpërthejnë” nga drejtësia e re që po merr udhëzime ditët e fundit në Uashington. SPAK ka disa padi ku po hetohen me intensitet, si dosja për ish-kryeministrin Berisha, për disa ish-ministra dhe ministra, sikurse edhe një dosje për ish-presidentin Meta dërguar nga një ish-deputet i PD, por dosja që do të tronditë politikën shqiptare është ajo e inceneratorëve.

Vizita në SHBA e drejtuesit të SPAK dhe atij të BKH vjen në një kohë që Prokuroria e Posaçme gjatë korrikut ka marrë në pyetje disa zyrtarë të lartë për disa hetime të nisura siç janë koncesionet në shëndetësi, apo për abuzime të dyshuara në tenderë publikë.  Pra koha ka ardhur dhe me asistencën amerikane, SPAK do të nisë reprezaljen ndaj të korruptuarve dhe kriminelëve.

ME TE LEXUARAT