Shfaqet Rama pas disa ditesh mungese ne media dhe ne seancen e Kuvendit: Kam qene...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë javë me një komunikim me qytetarët në ‘Facebook’ ku ka njoftuar se do të ndërmerren disa hapa nga qeveria sa i takon pagës minimale, sidomos të punonjësve në sektorin privat. Po ashtu ai ka treguar se ka qenë me grip, ndërsa e cilëson ‘flamë’.
“Përshëndetje! Një javë të mbarë! Bëni kujdes me këtë flamën që është vërdallë se e hoqa vetë dhe realisht s’të bën për burrë, kur thonë tironsit. Se kam ndalur komunikimin me skuadrën time për financat, duke nisur nga taksat minimale dhe pagat e disa kategori të veçanta të burimeve njerëzore, mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakeve e policëve që kanë familje të re dhe pakoja tjetër e pensionistëve në pranverë, nga rindarja e taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë.
Na vjen mirë që pakoja e madhe ka lehtësuar ndjeshëm 1 mln përfituesit e saj, çka vihet re dhe nga rritja e konsumit. Por duhet akoma, duke nisur nga paga minimale në sektorin privat, sidomos ata në prodhim, që duhet të paguhen më shumë dhe sa më parë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Se shpejti do e vendosim me qeverinë dhe më pas do jua bëjmë me dije këto politika që e thellojnë më tej profilin e kësaj qeveri që është e shumicës dhe jo e disave. Edhe një herë, javë të mbarë dhe më të mirat për ju.”, tha ai.