Serbia i uron festën Shqipërisë: Presim të forcojmë më tej marrëdhëniet tona
Ministria e Jashtme e Serbisë ka uruar festën e Ditës së Pavarësisë Shqipërisë dhe Popullit shqiptar. Përmes një postimi në platformën "X", ministria shkruan gjithashtu se mezi presin të forcojnë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dialogun e ngushtë.
POSTIMI:
Urimet tona më të sinqerta për kolegët tanë në Shqipëri dhe popullit shqiptar me rastin e Ditës së Pavarësisë. Ne mezi presim të forcojmë më tej marrëdhëniet tona miqësore dhe dialogun e ngushtë.
Sot Shqipëria dhe populli shqiptar brenda dhe jashtë kufijve festojnë 111-vjetorin e Ditës së Pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.