Senatorja amerikane flet për "non gratën" e Sali Berishës: Votuesit e kuptojnë vendimin e SHBA

Politikë

Senatorja amerikane flet për "non gratën" e Sali

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen shprehet e shqetësuar për financimet ruse në Ballkan. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjatë vizitës së saj në Tiranë, senatorja Shaheen ka folur edhe per shpalljen non grata te Sali Berishes.

Nder te tjera ajo ka thene se "zakonisht, votuesit e kuptojnë në zgjedhjet pasuese se një politikan është i korruptuar dhe se nuk vepron në interes të votuesve".

Zëri i Amerikës:Një nga synimet e projektligjit është lufta kundër korrupsionit, dhe ju keni propozuar kthimin në ligj, të dy urdhrave ekzekutivë të SHBA-së për sanksione kundër individëve që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin dhe janë të përfshirë në sjellje korruptive. Në Shqipëri, kemi rastin e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili pas sanksioneve u bë dhe më aktiv në politikë dhe tashmë drejton forcën kryesore të opozitës. Nisur nga kjo, sa efektive janë këto sanksione?

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Senatorja Shaheen: Sanksionet janë vetëm një nga mjetet që kemi në politikën e jashtme për t’u përpjekur të ndikojmë atë që ndodh dhe për t’u përpjekur për të çuar më tej, përparimin drejt demokracisë.

Dhe duhet të shohim edhe mbështetjen ekonomike që mund të jepet. Duhet të shohim mjetet diplomatike që kemi.

Kemi një ambasadore shumë aktive këtu dhe një ambasadë shumë të angazhuar me qeverinë shqiptare. Dhe duhet t’i ndihmojmë votuesit të kuptojnë se cilat janë zgjedhjet që mund të bëhen.

E dini, në Shtetet e Bashkuara kemi pasur disa politikanë që janë dënuar për krime, që ishin zgjedhur nga njerëzit.

Por zakonisht, votuesit e kuptojnë në zgjedhjet pasuese se një politikan është i korruptuar dhe se nuk vepron në interes të votuesve.

Por nëse njerëzit nuk kanë informacionin, nëse nuk e dinë se cilat janë zgjedhjet që mund të bëhen dhe prandaj opozita është shumë e rëndësishme për të shpjeguar se cilat janë ato zgjedhje, në mënyrë që votuesit ta dinë kur të shkojnë për të votuar./zeri i amerikes

ME TE LEXUARAT