Seanca në Apel, Beleri: U arrestova në emër të Kryeministrit

Politikë

Seanca në Apel, Beleri: U arrestova në emër të Kryeministrit

Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, së fundmi edhe eurodeputet i zgjedhur me siglën e partisë greke, Nea Demokracia, e ka konsideruar arrestimin e tij në 12 maj 2023, si politik.

Në seancën që po zhvillohet në Apelin e GJKKO-së, beleri, ashtu si edhe avokatja e tij, i ka konsideruar provat të manipuluara. Ai ka kërkuar nga trupi gjykues që të japin një vendim të drejtë në mënyrë që të kenë të qetë ndërgjegjen.

 Gjatë fjalës së tij, Fredi Bleri tha “jam arrestuar në emër të kryeministrit dhe provat janë manipuluar. Unë ndërgjegjen e kam të qetë dhe ju kur të shpallni vendimin ta keni të qetë ndërgjegjen tuaj”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

 

ME TE LEXUARAT