Samiti i NATO-s, Rama: Me Macron folem edhe pas mesnate, fola edhe me presidentin bullgar (detajet)

Politikë

Samiti i NATO-s, Rama:  Me Macron folem edhe pas mesnate, fola edhe me

Rama:

 Në samit u fol për sfidën e furnizimit me energji. Për parashikmet e zymta sa i takon çmimit të energjsië shoqëruar me përgjegjësitë e burimeve energjetike.

U fol për inflacionin të uilin Shqipëria po e mban më ulët se rajoni se insistojmë që të mos e prekim konsumatorin dhe biznesin e vogël te cmimi i energjisë dhe kemi folur edhe për dimrin dhe nevojën e një kordinimi dhe maksimizimi të forcave për të garantuar të gjithë zinxhirin e furnizimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dhe pjesa e fundit ka qenë e ajo përpjekjeve të bëra për një marrëveshje që i hap rrugës çeljes së negociatave për në BE.

Kam qenë në kontakt me pressidentin e Francës, për hir të së vërtetës meriton mirënjohje dhe falendim të madh se e ka ndjekur vetë personalisht edhe pas mesnate kemi shkëmbyeer mesazhe, këtë process.

Në këndvështrimin tim propozimi i ri është ploëtsisht i pranueshëm dhe qeveria, shumica, parlamentin e Maqedonisë Veriut  duhet ta pranojë pa asnjë hezitim dhe shoqëria duhet të ndihet e lehtësuar se është kapërcyer një ngërç.

Kemi pasur një bashkëbisedim konstruktiv edhe me presidentin e Bullgarisë dhe është shumë e qartë në Shquipëri por edhe kudo qoftë që ne nuk kemi asnjë problem me Bullgarinë veç shqetësimit të krijuar nga qasja e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut dhe nga pengmarrja në kushtet e një procesi që mund të kishte qëenë shumë më civil dhe shumë e europian nga ana e Bullgarsisë.

ME TE LEXUARAT